Amos Zaharia i ftuar mesditën e sotme në Shqipëria Live foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ai tha se e nisi me dëshirë por se kur pa mënyrën e lojës që u zhvillua aty, vendosi të tërhiqej.
I pyetur nga moderatorja Erjona Rusi se kush e fitonte çmimin e madh, Amos u përgjigj:
“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton,” tha Amosi./m.j