Nga Artur Ajazi
Sali Berisha nuk do ta pranojë kurrë se “revolucioni kërkon kauzë, motiv, njerëz”. Asnjë prej tyre nuk ka sot Partia Demokratike. Asnjë prej tyre nuk po arrin të sigurojë as Sali Berisha. Ndarja dhe grindjet mes grupimeve dhe personave të veçantë brënda asaj partie, janë ndër shkaqet e zhvlerësimit politik të Partisë Demokratike. Në atë parti, fjala “revolucion” mbetet e preferuara e çdo lideri dhe drejtuesi qëndror apo lokal. Me “revolucionin” në gojë e nisi edhe Lulzim Basha rrugëtimin e tij flac drejt “marrjes së pushtetit”. Ai nuk rreshte së kërkuari dhe paralajmëruari se “revolucioni nisi, mjerë Edi Rama ku do të futet”.
Nisi ca kohë 3-4 protesta rrugëve dhe shesheve, theu xhama dhe hodhi molotovë duke plagosur edhe policë, dhe nuk arriti asgjë. Edhe Luli, rikthehej në seli, këndonte Himnin e Flamurit dhe deklaronte se “Rama ra, fituam ne”. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak, nuk po bën sot edhe Sali Berisha. E ndërsa Luli i bënte nga dëshira, Berisha po i bën “revolucionet” e tij nga marrëzia. Ai nuk e ka kuptuar se, pushteti nuk dobësohet me akuza të stisura, me denoncime falce, apo me protesta dhe podiume të ngritura në bulevarde, ku nuk gjen motiv dhe frymëzim, për ata që kanë ardhur me autobuzë dhe me bukën me vehte.
Nuk mjafton tu blesh ndonjë birrë dhe sufllaqe, atyre që i quan “ushtarë të revoluicionit” zoti Berisha. Atyre duhet tu thuash të vërtetën, edhe pse e hidhur qoftë. Duhet tu thuash se “jam rikthyer për të shpëtuar dhe siguruar vehten dhe klanin tim nga ndëshkimi ligjor”, duhet tu thuash se “Edi Rama po bën shtet, po bën punë dhe investime”, dhe pastaj tu kërkosh ta rrëzoni me votë dhe jo shashka boje. Ky ishte revolucioni juaj zoti Berisha ?
Jo, ky nuk mund të jetë as revolucion dhe as “protestë kombëtare”, por thjesht një mbledhje e zgjeruar e partisë tuaj, për ti thënë ca gjëra më tepër me zë kumbues. Iku koha, kur me ligjerata, folklorizma dhe thirrje të pakuptimta, i drejtoheshit turmave dhe digjnit dhe shkatërronit dyert e kryeministrisë. Iku koha kur me sebepin e ndonjë “krimi shtetëror”, suleshit për të marrë pushtetin me dhunë, pasi kishit marrë me tanke Televizionin e Shtetit. Revolucionin Demokratik, apo dhe protestat kombëtare duan kauza, dhe e bëjnë idealistët dhe jo abuzuesit kronikë me pushtetin. Ajo që mendon dhe kërkon ish-lideri historik i PD sot, nuk ka gjasa të ndodhë kurrë me Edi Ramën kryeministër, aq më tepër me “revolucione” birrash dhe sufllaqesh”….