Policia e Elbasanit ka arrestuar Artur Lepurin, një 51 vjeçar i cili përmes mashtrimit kryente rolin e sekserit dhe u merrte studentëve 100 euro për një notë kaluese nëpër provime, në Universitetin Aleksandër Xhuvani.
51 vjeçari u premtonte studentëve se në këmbin të parave mund tu siguronte një notë kaluese studentëve në Universitetin e Elbasanit. Prej kësaj veprimtarie mësohet se Lepuri ka përfituar rreth 3000 mijë euro.
Gjykata ka vendosur masën e arrestit më datë 16 shkurt pas denoncimeve të disa studentëve.
Tashmë Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan pasi ndaj 51-vjeçarit rëndon akuza “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.