Digjet mbi rezistencë punonjësi i pastrimit të Portit të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e par të mëngjesit të sotëm. 50 vjeçari ishte duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë, ku ka marrë djegie në pjesën e përparme të trupit.
Ai është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 50 vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë.
/a.r