Bora Zemani ka prekur zemrat e të gjithëve ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram. 12 shkurti është një ditë sa e gëzuar edhe e hidhur për moderatoren pasi pikërisht kjo datë shënon ditën e lindjes së gjyshit të saj të ndjerë.
Ndonëse nuk jeton më, Bora çdo vit zgjedh të bëjë një urim shumë të veçantë për të siç ka ndodhur edhe këtë vit. Krahas një fotoje në Instastory-n e saj, Zemani shkruan se kjo datë gjithmonë do të jetë një ditë feste për të, pasi ka lindur njeriu më i bukur që ka njohur.
“Gjithmonë do e ndjej 12 shkurtin si festë sepse është data që ka lindur njeriu më i bukur që kam njohur në jetë. Edhe pse sot gjyshi im nuk është më, ndihem me fat që në jetën time kam patur kaq afër njeriun më frymëzues dhe shembullin më të mirë. Përgjithmonë krenare për ty,”-shkruan Bora Zemani.
Më tej kujtojmë që më herët është përfolur se Efi Dhedhes mund të zëvendësojë Borën në programin “Për’puthen”. Thashethemi rrodhi nga ambientet e Top Channel-it, ku u tha se dikur konkurrente, pas bumit që mori në “Big Brother” Efi mund të moderojë emisionin e dashurisë.
Në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë reagim as nga Efi as nga Bora. Dyshja madje janë shfaqur së bashku, ku duket se sonte Dhedhes është në rolin e opinionistes në prime-in e Për’puthen.