Teksa Shën Valentini po afron, prej ditësh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luizi ka menduar shumë se çfarë surprizë t’i bëjë Kiarës.
Gjatë këtyre ditëve ai ka thënë se ka menduar diçka të bukur që do të ngelet në histori, madje i ka thënë Valbonës se po shkruan një këngë për moderatoren.
E mesa duket kjo është e vërtetë, pasi sot këngëtari ka zbuluar dhe një pjesë të tekstit. Teksa ndodhet i izoluar në “burgun” e improvizuar në shtëpi, ai është dëgjuar duke kënduar.
“T’lutna merri syt e mi shiko veten ti tek unë”- është një pjesë e tekstit që ai ka shkruar për Kiarën.
T’lutna merri syt e mi shiko veten ti tek une #bbvipal pic.twitter.com/KVuWLWsDQp
— Unë (@lademoiselless) February 12, 2023