Një sasi prej 126 kilogramë kanabis është sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thesproti të Igumenicës.
Mediat helene raportojnë se në pranga ka rënë një person, i cili po transportonte lëndën nga Shqipëria drejt Greqisë me automjetin e tij.
Mësohet se autoritet kanë sekuestruar 89 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 126 kilogramë e 380 gram. Gjithashtu, i është konfiskuar edhe makina në pronësi të shtetasit, si dhe një shumë prej 650 euro dhe dy aparate celularë.
Përfitimi i pritshëm nga trafikimi i sasisë së sekuestruar vlerësohet të jetë në shumën 315 950 euro.
/e.d