Një ditë pas protestës së djeshme të opozitës, ka reaguar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili në facebook, ka publikuar një pjesë nga fjala e tij para qytetarëve.
Meta thotë ndër të tjera se “Edi Rama do të japë llogari deri në një për të gjithë shkeljet e kushtetutës që ka barë”, ndërsa thekson se “populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre”.
“Ai do të japë llogari për shkatërrimin e Parlamentit, do të japë llogari edhe për bllokimin e paligjshëm e të qëllimshëm të të gjithë inciativave dhe projektligjeve të opozitës. Edhe për projektligjet që kemi paraqitur prej kaq shumë kohësh në Kuvend, që nga ulja e çmimit të naftës, indeksimi i pagave çdo vit, liberalizimit të prodhimit të energjisë voltaike, sepse këto projektligje u shërbejnë qytetarëve dhe mirëqenies së tyre, ndërsa Rama kërkon t’i varfërojë dhe dëbojë ata dhe ndërkohë të shtojë korrupsionin e tij.
Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e komisioneve hetimore të opozitës në Kuvend, sepse ai ka tmerr nga të vërtetat e hidhura të korrupsionit të tij, që nuk i mbulon dot më askush”, tha nder te tjera Ilir Meta ne fjalen e tij para protesutesve nje dite me parë.
/e.d