Me vështirësi të mëdha, Skëndërbeu ka arritur të mundë skuadrën e Vllaznisë, duke kaluar kështu në gjysëm finalen e Kupës së Shqiërisë. Ky ishte dhe takimi i dytë, i cili pas barazimit 0 me 0 u fitua nga Korçarët me rezultatin 2 me 1.
Skëndërbeu ka luajtur mirë në pjesën e parë dhe pas tentativave të shumta drejt portës, goli u shënua në minutën e 41’, nga Renatinjo. Vetëm 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka shënuar për korçarët Xhejms.
Më pas lojën e ka dominuar Vllaznia, teksa korçarët dukej sikur nuk ishin në fushë. Pas tentatiave të shumta, gli i parë për shkodranët vjen nga Antonio Marku.
Pavarësisht trysnisë së madhe të Shkodranëve, ndeshja përfundon në rezultatin 2 me 1 për korçarët, të cilët kalojnë më tej në garën për të fituar titullin e Kupës së Shqipërisë.