Gazeta gjermane “BILD” publikoi një shkrim një ditë më parë, për ish-zyrtarin e FBI, McGonigal dhe për takimet e tij me Edi Ramën.
Në shkrim hidheshin akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, por pa asnjë fakt.
Shkrimi u fshi pa mbushur orën, me sa duket pikërisht se ishte i sajuar.
Menjëherë pas kësaj, portali i familjes Berisha shkruajti fillimisht se për të fshirë shkrimin kishte ndërhyrë Dorian Duçka tek një redaktore e “BILD”, e cila paska fuqi të fshijë shkrime pa pyetur pronar, drejtor e kryeredaktor.
Pastaj thanë se në fakt shkrimi ishte botuar padashje dhe ndaj ishte fshirë, por do ta botonin të shtunën.
Tani e shtuna është duke u mbyllur dhe shkrimi nuk duket gjëkundi.
Mirë ne, se nuk kanë ndonjë detyrim që të na japin shpjegime, por të paktën ndjekësve të tyre duhet t’u thonë pse nuk botohet shkrimi.
Se jo për gjë, por kështu duket sikur i bëjnë për budallenj./TemA