Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” është pranë popullit turk e sirian në këtë tragjedi ku kanë humbur jetën mijëra persona nga tërmeti.
“Fundjavë ndryshe” nisi sot drejt Turqisë ndihmat e para me materialet më emergjente që iu nevojiten të prekurve nga katastrofa.
“Sot këtu në qendrën e solidaritetit kemi vendosur që kontributi i parë të jetë nga ne duke mbushur një kamion me ndihma me vlerë 55 mijë dollarë. Ndihma konsiston në ato më emergjente siç janë krevatet, batanije që janë edhe ndihmat më emergjente që nevojiten.
Do të vazhdojmë që gjatë këtyre ditëve të grumbullojmë ndihma materiale në koordinim më ambasadën turke dhe të bëhemi sa më shumë njerëz që ti bëhemi krah popullit turk.
Ato pamje që sot ne shikojmë sot nga Turqia dhe Siria janë një çështje shumë tragjike që i ka ndodhur popullit turk dhe sirian”, tha Arbër Hajdari, Fondacioni Fundjavë Ndryshe./m,j