Djali i Sali Berishës i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike që po zhvillohet para Kryeministrisë.
I pyetur se cila ishte arsyeja që ai ishte bërë pjesë e kësaj proteste, ai refuzoi të jepte shumë komente.
“Protestoj për të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë. Kjo protestë nuk është për mua, prandaj nuk dua ta vazhdoj këtë intervistë,”-tha Berisha.
Ai refuzoi të përgjigjej më tej duke thënë se nuk dëshironte të vijonte më tej intervistën.
/a.r