Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në rrjetin social Twitter një grafikë me punimet e kryera deri tani nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit Artificial.
Nga marrja e postit në gusht 2015 e deri më 16 shkurt, sipas Veliaj janë mbjellë 2050 pemë të reja, 400 metra katrorë sipërfaqe bari, janë pastruar 200.000 metra katrorë me ferra e shkurre si dhe janë pastruar 4000 metër kub mbeturina.
Veliaj thekson se ky projekt ka në fokus vetëm një vend argëtimi për fëmijët dhe se 100 herë do të zgjidhte anën e tyre.
“Fëmijët kërkojnë kënde lojrash, të jenë fëmijë. S’mund tu themi që fëmijëria do u kalojë në kafene e shopping center. 100 herë të më thonë zgjidh, 100 herë do zgjedh anën e fëmijëve të Tiranës, se ta kem mirë me telendarët e dhunës politike”, shkruan Veliaj, pas akuzave se Bashkia po betonizion liqenin.
Kryebashkiaku në Twitter po ashtu thekson se ai nuk do të sprapset në misionin e tij për t’i dhënë Tiranës frymëmarrje pavarësisht baltës që mund të hidhet në drejtim të tij.
“Kjo puna ime s’ta kursen baltën, por ka dhe momente si ky që të kujtojnë se ia vlen çdo betejë”, shkruan Veliaj në foton me nxënësit e shkollës Edit Durham.