Dashi – Pjesë më e madhe e atyre që janë në një lidhje do të kenë një ditë të bukur sot, por ata që kanë kohe që debatojnë me partnerin nuk do të ndihen ende të qetë. Sa i përket financave, shpenzimet kryejini të kontrolluara pasi përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit.
Demi – Neptuni do të krijojë një klimë harmonie dhe të këndshme në jetën tuaj. Kjo ditë parashikohet t’ju sjellë një sërë problemesh në sferën profesionale. Gjithashtu shëndeti do t’ju shkaktojë jo pak shqetësim. Kërkoni ndihmën e njeriut të zemrës, pasi keni nevojë për kujdes.
Binjakët – Nëse jeni në një lidhje sot do ketë ose pasion ose konflikte te forta. Gjithçka do të varet nga sjellja kundrejt atij që keni në krah. Në planin financiar do të bëni të pamundurën që ta ndryshoni gjendjen në të cilën ndodheni dhe në fund të ditës do të merrni frymë lirisht.
Gaforrja – Filloni t’i shikoni ngjarjet nga një tjetër këndvështrim. Në dashuri marrëdhëniet nuk po ecin mirë, ndaj duhet të gjeni mënyrën si t’i përballoni ndryshimet. Një raport që zvarritet ose duhet të përmirësohet, ose të mbyllet përfundimisht. Kjo situatë do të ndikojë edhe në sferën profesionale.
Luani – Nëse jeni në një lidhje përkushtojuni më tepër atij që keni në krah dhe as mos mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Financat nuk do të jenë të këqija, por sidoqoftë nuk duhet të tregoheni dorëlëshuar me shpenzimet.
Virgjëresha – Është çasti të mendoni më shumë për të ardhmen. Po jetoni një periudhë disi të komplikuar si në familje, dashuri dhe në punë. Duhet të bëni kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet. Tregohuni të matur me hapat tuaj.
Peshorja – Ditë harmonike dhe e mbushur me emocione të veçanta. Mund t’ju duket e çuditshme, por kjo ditë do t’ju sjellë një situatë mjaft të favorshme në punë dhe me kolegët. Në dashuri, organizoni një mbrëmje me njeriun e zemrës dhe të jeni të sigurtë që do të argëtoheni.
Akrepi – Ditë e mbushur me ngjyra ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pranë partnerit do të merrni dashurinë që keni kërkuar gjithmonë. Në planin financiar është më mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe.
Shigjetari – Natyra juaj e zgjuar do të ndriçojë mjedisin përreth jush. Ndjenjat tuaja romantike do të jenë reciproke. Do të keni pak kohë të lirë pas një hendeku të gjatë. Ka gjasa që të kaloni një mbrëmje romantike me bashkëshortin/en. Në sferën financiare, yjet ju motivojnë të merrni vendime që mund të përmirësojnë situatën tuaj.
Bricjapi – Do të jeni me humor të lartë. Çiftet e martuara do të kalojnë një kohë të lumtur së bashku. Yjet ju ftojnë t’i kushtoni më shumë vëmendje detajeve të vogla të jetës suaj. Kushtojini pak kohë tuaj dhe zbuloni fuqinë e meditimit. Trupi dhe mendja juaj dëshirojnë të gjejnë harmoninë.
Ujori – Do të keni edhe zënka te forta me partnerin tuaj sot, por edhe momente pasionante e te jashtëzakonshme. Përgatituni për rrahje të forta zemre. Në planin financiar do e keni të vështirë të ulni shpenzimet, por falë ndihmës së miqve do arrini ta mbani gjendjen të qëndrueshme.
Peshqit – Ditë e ngarkuar sot. Në sferën profesionale duhet të tregoheni më të matur! Fatkeqësisht në dashuri, nuk do të jeni shumë romantik dhe kjo gjë do të reflektohet. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa të mëtejshëm për zyrtarizmin e lidhjes.