Më shkatërrimtari në 80 vitet e fundit. Pesë ditë pas tërmetit me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i viktimave është tronditës. Nga dita në ditë numri i tyre vijon të rritet.
Nga përditësimi i ri i bilancit, numri i viktimave ka shkuar në 24.178.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, në Turqi regjistrohen 20,665 viktima dhe mbi 80,000 të plagosur.
Në Siri, numri i përgjithshëm i të viktimave është 3,513, nga të cilët 2,166 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit, sipas mbrojtjes civile të “Helmetave të Bardha”, dhe 1,347 të vdekur në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas për mediat shtetërore siriane.
/a.r