Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se Partia Socialiste synon të marrë 45-55 bashki në zgjedhje lokale në zgjedhjet e 14 majit.
“Ne nuk biem poshtë 45 bashki. Por ajo që ne synojmë është nga 45-55 bashki, këtu do jetë kufiri që pretendojmë duke marrë parasysh edhe situatën politike në vend, sondazhet, imputi nga strukturat tona elektorate dhe gjendja e opozitës”, tha Gjiknuri.
Sipas tij, PS pritet të ruajë të njëjtën përqindje votash si në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, çka siç tha e bën PS forcë të parë edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
“Mund të jetë sërish 47% vota në total, por synimi është të arrihet objektivi që thashë më parë për numrin e bashkive. Madje po t’i referoheni zgjedhjeve të përgjithshme, po të mblidhen votat del në atë parashikim që thashë.
Për ne është e rëndësishme është të jemi parti e parë, nuk do zgjerohet PS pa limit, e rëndësishme është të dominosh jetën politike. Me 48 për qind të votave, PS do jetë parti e parë në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Gjiknuri.
Edhe kto zgjedhje lokale munde ti merrni,se eshte akoma ne fuqi marrveshja e kriminale e k/hajduti tuaj,me monstren e vicidolit.Pore mose harroni fundi i te quajtures ps,e e khajdutit e asaj te quajtur pd te monstres se vicidolit po ju vjene fudi te dyjave,se bashku me ishe partine e monstres se capanit.Skeni nga tja mbani tani me,do te detyroheni te lejoni votimin e mijra emigrantve,qe te gjitha ata emigrante do votojne kundra jush.Ju 4 kater ndytsirat qe vollet,plackitet vendin,e detyruat shqiptaret te dalin rrugve te BE,tani me do jeni shenjestra e emigrantve shqiptare per largimin tuaj.Cdo gje e ka nji funde,zollumi ju ka cuar deri atye sa arritet me mendjet e tuart tuja,ti hapet varrin vetes,ktu do jemi o kriminele te pa ngopur.