Avokati Spartak Ngjela në një intervistë televizive tha se protesta e paralajmëruar nga opozita nuk do të sjellë asgjë. Sipas tij, protesta nuk ka të bëjë për çështjen McGonigal por nëpërmjet saj, Berisha kërkon t’i tregojë Uashingtonit se ka popullin me vete.
“Alibi është por është non grata e Saliut. Non grata e kanë nxjerrë Amerika. Ky tani ka nxjerrë alibinë e tij me agjentin e FBI. Është çështje amerikane dhe jo shqiptare. Protesta e ka antiamerikane. Nuk ma ha mendja t’i përgjigjen shqiptarët ashtu siç nuk iu përgjigjen herën e fundit. Çfarë do të thonë?
Pushtetet ndërrohen me vota në një shtet demokratik. Protesta kanë bërë vetëm komunistët. Këto lloj protestash politike me një parti ka vetëm në Shqipëri. Domethënë Shqipëria nuk është një vend demokratik në kuptimin klasik të fjalës dhe kemi një të djathtë revolucionare, që vetëm nuk është e tillë.”, tha ai.
A do t’i kalojë protesta limitet e paqësores?