Presidenti sirian Bashar al-Assad kritikoi vendet perëndimore në daljen e tij të parë televizive që nga tërmeti 7.8 ballë që goditi disa pjesë të vendit pesë ditë më parë, treguan media shtetërore siriane.
Assad dhe gruaja e tij, Asma, vizituan vende të ndryshme të prekura nga tërmeti dhe të mbijetuarit në një spital në Aleppo, treguan fotot në agjencinë shtetërore të lajmeve SANA.
Duke qëndruar pranë një ndërtese të shkatërruar nga tërmeti, Assad u tha gazetarëve se vendet perëndimore “nuk kanë parasysh gjendjen njerëzore”. Ky koment është në përputhje me deklaratat e dëgjuara nga zyrtarë qeveritarë dhe media shtetërore të Sirisë, të cilët kanë theksuar mungesën e ndihmës humanitare.
SHBA thotë se sanksionet e saj nuk vendosen për përpjekjet humanitare dhe të premten, Thesari i SHBA-së lëshoi një “licencë të përgjithshme” për 180 ditë, e cila autorizon të gjitha transaksionet e lidhura me lehtësimin e tërmeteve, të ndaluara nga rregulloret e sanksioneve. Ministria e Jashtme siriane e quajti këtë një masë një mjet për të dhënë një “përshtypje të rreme të njerëzimit”, tha SANA.
/s.f