Tjetër humbje turpëruese për kombëtaren kuqezi të femrave në basketboll. Kombëtarja e Shqipërisë pësoi një disfatë të thellë në eliminatoret e kampionatit të Europianit, e pesta radhazi. Vajzat kuqezi u mundën 124-52 nga Sllovenia në ndeshjen që u zhvillua në Ljubjanë, e vlefshme për Eurobasket Women 2023.
Një përballje pa histori, me vendaset që fituan periodën e parë me rezultatin 30-19, për të vijuar me rezultatin 33-7 në periodën e dytë. Edhe në periodën e tretë muzika ishte e njëjtë, me vajzat sllovene që fituan me rezultatin 27-9. Vendaset fituan edhe periodën e katërt 34-17.
Një paraqitje jashtë prishmërive për skuadrën kuqezi, që e pati të pamundur për të rivalizuar në këto kualifikuese. Skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj, do të luajë më 12 shkurt ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj Turqisë, në Durrës.
/s.f