Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli kanë pasur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin, ku e pranishme ishte edhe Olta Gixhari. Këngëtari dhe aktorja u shqetësuan kur nuk e panë Maestron te shtrati i tij dhe si pasojë nisën duke e kërkuar nëpër shtëpi.
Në momentin që e gjetën, ata i thanë se nuk do ta nominonin dhe se e kishin xhan. Armaldo u tha atyre se me siguri do ketë një zarf të zi në lidhje me bisedat për nominimet dhe Luizi i kthehet duke i thënë “se tani nis loja”.
Më pas atyre u bashkohet edhe Kiara Tito, ku Maestro pyet këngëtarin se çfarë do të bëjë ai, kur moderatorja të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP2”.
Duke folur me të qeshur, Luizi u shpreh se ditë të zeza do vijnë për banorët. Sipas Maestros, Luizi përmbahet shumë në disa situata, kjo për shkak se e qetëson Kiara. Nëse ajo del, shtoi ai, Luizi do dalë sërish nga vetja, si në fillim.
Kiara nga ana tjetër, tha se ai nuk sillet më keq si në ditët e para dhe nëse e bën një gjë të tillë, ajo nuk i flet më atij.
Armaldo i tha Kiarës se sapo të kaloi 14 shkurti, dita e Shën Valentinit, ajo do eliminohet nga shtëpia, duke i lënë radhën banorëve të rinj.
/s.f