Lindjet e fëmijëve vijojnë të pësojnë rënie në vendin tonë. Sipas INSTAT, tremujori i katërt i vitit 2022 shënoi 5.963 lindje, duke shënuar një rënie me 13,7 %, krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo është vënë re pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Por rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,2 %, ndërsa rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Shkodrës me 8%.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.121 lindje, ndërsa numrin më të ulët e ka Gjirokastra me vetëm 93 lindje.
Ndërsa numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 37,0 %. Megjithatë Shtesa natyrore e popullsisë tregon se janë 1.047 lindje më shumë se sa vdekje.
/s.f