Mungesa e Armaldo Kllogjerit në shtrat mbrëmjen e djeshme, shqetësoi Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin. Dy banorët u ngritën menjëherë nga krevati dhe nisën kërkimin në shtëpi për të gjetur Maestron.
Pasi e gjetën i thanë se u bënë merak që ai nuk po vinte të shtrihej. Armaldo i tha atyre se ishte në dhomën e rrëfimit dhe nuk kanë pse merakosen kot për të.
Më pas këngëtari dhe aktorja nisën ngacmimet, duke i thënë Maestros se pa të nuk rrihet në shtëpi. Ata të dy, duke folur me batuta, i thanë atij se e kanë shumë xhan, edhe pse e duan jashtë shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ti njëherë përgatitu
Armaldo: Jam shumë i përgatitur
Luizi: Tani fillon Big Brother-i. Tani fillojnë përballjet
Armaldo: Le të fillojnë. Ore ky kujton se më frikëson, më kërcënon dhe intimidon. Këtë punë ka ky. Dy fjalë, fjala e tretë intimidim, kërcënim, presion
Luizi: Edhe provokim
Armaldo: Kurse unë e kam, luftë, përqendrim dhe vigjilencë
Olta: Edhe argument
Armaldo: Argumente nuk ka gjë
Olta: Po të isha në vendin tënd do e rrisja shumë vigjilencën
Luizi: Edhe diplomacinë
/e.d