Sali Berisha nuk ndal sulmet ndaj mazhorancës sa herë që përmendet dosja ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe udhëtimet e këtij të fundit në Shqipëri.
Në konferencën për mediat, Berisha hedh akuzën se McGonigal dhe ministra të tjerë janë takuar në klube nate, ku pretendon se edhe janë fotografuar.
“Edi Rama ka urdhëruar shpalljen e McGonigal “qytetar nderi” në Tropojë për aktin kundër meje. Të shpallësh qytetar nderi një tradhtar të vendit të vet tregon akt papërgjegjshmërie të plotë.
McGonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them. Hetimi ndërkombëtar kërkon rregullat e veta por ne do të japim kontributin tonë.
Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij. Po stisin variantin se paratë i dha një shtetas turk dhe i pagoi Dorian Duçka”, tha Berisha.
/e.d