Një vajzë 10-vjeçare u gjet e gjallë në orën e 90-të që nga tërmeti i Turqisë, sipas një deklarate nga Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitanë të Antalias të enjten.
Pas 90 orëve që nga tërmeti i Turqisë, një vajzë 10-vjeçare është gjetur e gjallë. Kështu ka deklaruar Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitanë të Antalias, të enjten.
Mediat turke shkruajnë se është fjala për Hilal Saglam, e cila u bllokua nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay. Ekipi i shpëtimit “dëgjoi zhurmën nën rrënojat” dhe ishte në gjendje të shpëtonte Sa?lam “si rezultat i një pune të përpiktë 7-orëshe në rrënojat”, shtoi deklarata.
“Vajza e plagosur, e cila u dërgua në barelë me shumë gëzim dhe duartrokitje, është dërguar në spital për mjekim me autoambulancë”, tha zjarrfikësja.
Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se gjëja e parë që ajo kërkoi pas shpëtimit të saj ishte qumështi, thuhet në deklaratë.
/e.d