Një tërmet prej 2.3 ballë të Rihterit është regjistruar në zonën e Bujanocit. Tërmeti ka rënë në ora 17:19.
Është me intensitet shumë të ulët dhe qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës.
Kujtojmë se ditën e djeshme lëkundje tërmeti janë ndier edhe në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë 10 km në juglindje të Librazhdit në një thellësi prej dy kilometrash dhe 23 km në lindje të Elbasanit.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete pranë por pa shkaktuar panik te banorët. Sipas EMSC, lëkundjet e tokës janë regjistruar në orën 11:57.
/a.r