Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në “Now me Erla Mëhillin” se sanksioni i tij ng Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përgatitur që në vitin 2018-2019.
Sipas Berishës, një vendim i tillë për ta shpallur non grata erdhi pasi ai nuk pranoi të formonte një koalicion me Partinë Socialiste dhe u deklarua kategorikisht kundër.
“Unë e di që arroganca e atyre që kanë firmosur për non gratën time nuk lejon të kërkosh të falur, por unë kërkoj të më kërkojnë të falur. Unë kam durim,” – u shpreh Berisha.
/a.r