Mbreti Charles III iu përmbajt zakonit dhe hoqi këpucët për të vizituar xhaminë historike Brick Lane në fillim të kësaj jave. Kjo vizitë ripohoi dëshirën e monarkut për të përfaqësuar Britaninë multikulturore dhe multifetare.
Por tregoi gjithashtu se Mbreti është kursimtar dhe se preferon ripërdorimin, ndreqjen dhe riveshjen për vite me radhë të veshjeve të tij, mund të ketë çuar në limitet e veshjes një palë çorape.
Një foto e bërë brenda xhamisë tregon atë që duket të jetë një vrimë në çorapin e zi të mbretit të ri. Fansat e publikuan imazhin në rrjetet sociale, ku shumë nisën të shkruanin se mbreti ishte…“një prej nesh”./m.j