Duket se loja në shtëpinë e Big Brother VIP tashmë ka filluar të “nxehet” dhe më të fortët e shtëpisë flasin me njëri-tjetrin pa dorashka.
Së fundmi në dhomën e grimit ku ishin prezent Kristi, Olta, Maestro dhe Luizi është bërë një nga bisedat “e ndaluara” sa i përket nominimit dhe eleminimit.
Ka qenë Luizi ai i cili kërkonte një nominim mes Kristit, Maestros dhe Oltës për të rritur kështu adrenalinën e lojës dhe për ta bërë rrugëtimin e tij drejtë finales më të thjesht.
Pjesë nga biseda:
Luizi: A e bëjmë si burrat të shkojmë ne të 4 në nominim?
Niominojmë njëri-tjetrin ne, dhe i themi dhe të tjerëve.
Maestro: Nuk e kuptoj këtë që thua
Luizi: Ne të katërt të shkojmë në nominim të iki një
Maestro: Nga të erdhi ky mendim
Luizi: Më erdhi se u mërzita me këta, këta të ikur janë të gjithë
Maestro: Po me ne ç’lidhje ke?
Luizi:Unë dua forcë dua adrenalinë. Dua të të nxjerr jashtë o ty, o Oltën, o Kristin
Maestro: Ti Olta je dakord?
Olta: Unë tani po e degjoj këtë plan
Maestro: Ti do lodhesh me këta
Luizi: Le të lodhem, këta i nxjerr, unë dua të rri ne finale
Maestro: Ti po të jemi ne këtu ke adrenalin apo jo
Luizi: Jo sepse dua t’ju nxjerr jashtë
Maestro: Atëherë në rregull je, ca do tani që bëhesh kontradiktor
Ndërkohë që më vonë Luizi ka shtuar se dëshironë të merret me tre më të fortët e shtëpisë për të nxjerr një prej tyre jashtë.
“Unë do merrem me ju të tre, dua të nominoj ju të treve që tju nxjerr jashtë .”- tha Luizi.
/e.d