Një familje prej tre anëtarësh, përfshirë dy vëllezër dhe nënën e tyre, u shpëtuan të gjallë në orën e 78-të pas tërmetit që goditi Turqinë të hënën. Pamjet e drejtpërdrejta nga Kanal D, i cili është në pronësi të rrjetit partner të CNN, CNN Turk, treguan zyrtarët e shpëtimit duke vrapuar drejt rrënojave për të shpëtuar një fëmijë në Pazarcik, Kahramanmaras.
Pak minuta më vonë, ekipi i shpëtimit u pa duke mbajtur një djalë me një batanije të madhe. Nëna e dy djemve, 36-vjeçarja Hatice İğde, u shpëtua pasi djemtë u nxorrën nga rrënojat. Emrat e djemve janë Mehmet Naim İğde dhe Melih Igde.
Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas mbi 19,000 viktima. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.
/e.d