Luiz Ejlli vazhdon të mbetet kryefjala e showbizz-it shqiptar, e aq më tepër kohët e fundit për shkak të lidhjes që ka krijuar me Kiara Titon.
Që në ditët e para ai shfaqi pëlqim për moderatoren Kiara Tito, ndërsa ndjenjat u rritën dita ditës. Madje, ai ka arritur në atë pikë sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Teksa bisedonin në mbrëmje me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.
Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më parë në Shkodër. Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën tek varri i babait, për t’i prezantuar nusen.
Kiara është shprehur se është ndjerë shumë e vlerësuar nga Luizi dhe ai ka nxjerrë anën më të mirë të saj, pasi sjellja e tij me të është ndryshe nga banorët e tjerë.
Më herët, Kiara pati një bisedë me banoren e re Keisin ku i tregoi asaj se ndihet shumë e lumtur krah Luizit./m.j