Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Dibër pasi një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në njësinë Administrative Melan, ku për pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja me inicialet S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.
“Në njësinë Administrative Melan, Dibër, brenda në banesë ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë është lënduar shtetasja S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
/e.d