Analisti Genc Burimi, i ftuar në Euronews Albania, analizo protestën që pritet të mbahet në 11 shkurt nga opozita në Tiranë. Në fjalën e tij Burimi bëri një deklaratë ë fortë teksa tha se i vetmi rezultat që mund të presë Berisha nga kjo protestë është që të ketë viktima.
Sipas analizës së tij protestat e mbyllura paqësisht nuk i dhanë asnjë rezultat opozitës në të kaluarën, ndaj ai tha se në optikën e tij mendon se Berishës i interson të ketë përpalsje.
“Unë mund të them që i vetmi rezultat që Berisha mund të presë është që ky manifestim i madh ta çojë Ramën në gabim dhe të ketë 1 ose 2 të vrarë dhe të bëhet si ndeshje barazimi, topi në mes. Këtë shpreson ai pa e thënë, se është tragjike të thuash që unë shpresoj vdekjen e një shqiptari që të përfitojë. Vetëm kjo mund të sjellë për mua një zahalli të tillë që mbrapa edhe mund të justifikohet dhuna. U pa kur u vra ai djali nga policia. Këtë mendon Berisha, se ai thotë që 21 janari ishte provokim nga Rama dhe kërkon që Rama të bie në kurth tani”, tha Burimi.
/e.d
Se si mund tecquger analist nje psikopat si burimi nje zot evdi.Urinvte vriten njerez or legen qe revarrihet oarashikimi yt.Povri duhet te denohesh oenalisgt per thirrje per vrasje