Një vendim i Vladimir Putin në vitin 2014 mund të ketë çuar në tragjedinë ku humbën jetën rreth 300 persona.
Hetuesit ndërkombëtarë zbuluan se ka tregues të fortë se raketat që rrëzuan avionin me numër fluturimi MH17 në lindje të Ukrainës mund të jenë furnizuar nga shteti i Rusisë për separatistët në Donbas.
“Ne kemi indikacione të forta për vendimmarrjen e tij. Por deri këtu mund të arrijmë ne, pasi Putin është ende një kryetar shtetit dhe zotëron imunitet. Pra, vetëm pasi ai të mos jetë më kryetar shteti, ne mund të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.”
DIGNA VAN BOETZELAER, PROKURORE HOLANDEZE
Megjithatë nuk ka asnjë tregues që Putin të ketë urdhëruar rrëzimin e atij avioni. Rusia mohon çdo përfshirje në atë tragjedi. Avioni po fluturonte nga kryeqyteti I Holandës për në Kuala Lampur të Indisë në korrik të vitit 2014 kur është goditur nga një raketë tokë-ajër e prodhuar nga Rusia.
Nga 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, 196 ishin holandezë, ndërsa të tjerët ishin nga Malajzia, Australia, Britania, Belgjika e vende të tjera. Ngjarja tragjike është konsideruar një pasojë e konfliktit të armatosur që nisi në vitin 2014 në lindje të Ukrainës, konflikt I cili u përdor vitin e shkuar nga Moska për të nisur një luftë.
Madje tashmë kërcënimi nga Rusia është se bota po I afrohet një lufte të madhe.
“Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë totale hibride kundër Rusisë që mbart me vete rrezikun real të një përplasjeje ushtarake të drejtpërdrejtë mes dy fuqive bërthamore”, paralajmëron Ministria e Jashtme e Moskës.
Kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj Uashingtonit që e akuzoi Rusinë se nuk po respekton traktatin bilateral për reduktimin e armëve bërthamore.
/a.r