Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka administruar akt-ekspertimin e ngarkesës së kokainës së fshehur në plehun artificial që u kap në Frakull të Fierit.
Ndryshe nga përllogaritja fillestare për një total prej 430 kg kokainë, ka rezultuar se sasia e drogës së ardhur nga Kolumbia shkon në 485 kg.
Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe, Viktor Cervanaku.
Operacioni u krye mbrëmjen e 24 nëntorit nën drejtimin e SPAK dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 nga të arrestuarit për kokainën e mbërritur në pleh artificial organik, nga Ekuadori në Frakull të Fierit.
Sipas Apelit, kjo masë sigurie nuk ndryshoi për Enxhi Ferhatin, Bledar Matoshin, Julian Malajn, Klajdi Vrionin dhe Redion Meshin.
/a.r