Bashkëthemeluesi i Pink Floyd, Roger Waters, ka debatuar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me ambasadorin shqiptar atje, Ferit Hoxha, në lidhje me pushimin e Ukrainës nga Rusia.
“Pushtimi i Ukrainës nga Federata Ruse ishte i paligjshëm. E dënoj në mënyrën më të fortë të mundshme. Por gjithashtu, pushimi i Ukrainës nga Rusia nuk ishte i paprovokuar. Kështu që dënoj edhe provokatorët në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha Rogers në fjalën e tij.
Pas nisjes së pushimit të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, Moska miratoi ligje të reja për të ndaluar shpërndarjen e “dezinformimit” rreth luftës, ose për të dënuar diskreditimin e ushtrisë ruse.
Zv.ambasadori rus në OKB, Dimitry Polyanskiy, gjithashtu iu kundërpërgjigj Hoxhës duke thënë se vendi i tij respekton lirinë e fjalës. “Do të doija të korrigjoja kolegun tim shqiptar. Roger Waters nuk është i kërcënuar në Rusi”, tha ai.
/s.f