Vështirësi të shumta po shfaqen nga dita në ditë pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, ku qytetarët po hasin probleme në furnizimin me ushqime dhe ujë të pijshëm.
Të detyruar prej rrethanave shumë prej tyre janë detyruar të plaçkisin dyqane e markete për të siguruar ushqime për familjen sa për të mbajtur frymën gjallë.
Dëshpërimi po rritet në provincën Hatay, e cila është një prej zonave më të prekura nga tërmetet që shkundën vendin ditën e hënë.
Opozita dhe shumë qytetarë kanë nisur të akuzojnë qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për përballimin e tragjedisë që ka shkaktuar mbi 16 mijë viktima tashmë.
Këtë gjë e pranoi në një farë mënyrë dhe vetë presidenti Erdogan, i cili shtoi se katastrofa të kësaj natyre që nuk regjistroheshin prej më shumë se 100 vitesh janë shumë të vështira për t’u menaxhuar.
/s.f