Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të apartamenteve.
Në një status në Facebook, ai tha shkruan se shndërrimi i Shqipërisë në një parajsë të pastrimit të parasë së drogës e korrupsionit është një tjetër faktor që qytetarëve të ndershëm ja bën të vështirë të blejnë një shtëpi, duke shtuar se kjo nuk ndodh në vende si Greqia, Italia, Gjermania e shumë vende të tjera te zhvilluara.
Statusi:
Shtëpitë në Shqipëri më te shtrenjta se në Gjermani.
Pasi ikën nga Shqipëria, me shumë gjasë shqiptaret do shesin edhe shtëpitë këtu sepse me shumën e parave mund të blejnë më tepër në secilin prej vendeve të Evropës.
Njësia më e madhe globale e të dhënave, “Numbeo”, ka publikuar te dhënat më të fundit të çmimeve të apartamenteve duke bërë edhe një përllogaritje se sa kohë i duhet një familje për të blerë një shtëpi.
Sipas këtyre të dhënave shqiptareve i duhen kursimet e 16 viteve për të blerë një apartament. Vendi ynë rënditet i treti, pas Rusisë dhe Serbisë.
Sipas Numbeo, të matura sipas fuqisë blerëse, një apartament në Tiranë është më i shtrenjtë se Mynihu i Gjermanisë, Roma e Italisë, Londrës në Mbretërinë e Bashkuar etj.
Çmimet në disa zona të kryeqytetit pësuan rritje të fortë, siç është zona e ish -Bllokut ku çmimet maksimale të apartamenteve arritën 3500 deri 5,000 euro për metër katror.
/s.f