Shqipëria
Pritet një tërheqje graduale e valës së acartë duke sjellë rritje të lehtë të temperaturavë në territori shqiptar.
Përsa i përket motit, do të jetë në ndikimin e kthjellimeve të shumta, në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore Lindore, megjithatë edhe në këto zona nuk priten reshje.
Pjesa e dytë e ditës, vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova
Mbetet nën valën e acartë ende, territori i Kosovës duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë, gjithashtu, vijonmë i theksuar problematika e ngricave në të gjithë akset rrugore pasi temperaturat e ajrit janë në vlera negative gjatë 24-orëshit.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që vala e acartë të tërhiqet nga rajoni i Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Përsa i përket, Republikës së Maqedonisë, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur
pritet kalim i vranësirave në zonat veri-veriperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të gjithë Maqedoninë.
Rajoni dhe Europa
Si pasojë e një qendre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në Jugperëndim të Europës, gadishulli Iberik dominohet nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, po ashtu herë oas here do të ketë stuhi të forta ere.
Do të vijojojnë reshjet e dëborës në Alpet e Europës si edhe shumë zona përreth tyre. Ndersa pjesa më e madhe e Europës do të paraqitet nën dominimin e masave te ftohta dhe të thata më origjinë Siberiane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta.
/a.r