Çaste të dhimbshme nga pasojat që kanë lënë tërmetet katastrofike në Turqi dhe Siri.
Një vajzë vetëm 5 vjeçe qëndron e bllokuar nën rrënoja.
Babai i saj ka shpëtuar, por ajo është ende nën rrënoja, në Kahramanmaras, atje ku tragjedia është e frikshme.
5-vjeçarja Yağmur, ishte e dëshpëruar. Ishte në gjendje kritike. Kishte ftohtë, shumë ftohtë.
E teksa ende nuk po e nxirrnin dot, i thirri babait të saj: “Duart e mia janë të bardha, kam shumë ftohtë babi”.
E teksa vuante, duke thënë këtë vajtim, ajo i bëri të gjithë të qajnë.
Në qytet, ku temperatura ka rënë në minus 4 gradë, ekipet kanë punuar fort për të shpëtuar vogëlushen.
Mësohet se Yağmur, mbijetoi dhe është nxjerrë nga rrënojat. Sonte ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
/e.d