Artisti Amos Zaharia ka reaguar për herë të parë pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Amos shprehet i lumtur që po i rikthehet rutinës dhe angazhimeve të tij.
Ai ka kërkuar ndjesë nëse gjatë qëndrimit të tij në shtëpi është keqkuptuar, ose nëse fjalët e tij kanë fyer dikë. Ndërkohë në postimin e tij në rrjetet sociale ka reaguar edhe Princ Leka, i cili i ka uruar mirëseardhjen në shtëpi.
“Mirë se erdhe në shtëpi Amos! Përqafime”, shkruan Princi në një koment në postimin e tij.
Kujtojmë se motra e Amosit, aktorja Elia Zaharia e cila ka zgjedhur të hesht për rrugëtimin e vëllait të saj në Big Brother VIP, është bashkëshortja e Princ Lekës.
Reagimi i Amosit:
Te dashur miq! Ju falenderoj shume per mbeshtetjen qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne bbv. Qendrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qene i lehte, ndaj jam i lumtur qe i rikthehem jetes dhe angazhimeve te mia.
Shume prej jush qe me njohin e ma dine humorin me kane kuptuar, e shume te tjere qe nuk me njohin, keqkuptuar…Nese dikush eshte ndjere i fyer apo i prekur nga shakate e mia, sjellja ime, qendrimet e mia ne raport me komunitetin brenda shtepise, kerkoj ndjese! BBV eshte nje loje, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele ne shoqeri. Ajo qe ka rendesi eshte te mbetemi njerez dhe te mos humbasim qytetarine, dhe ketu perfshij edhe veten time mbi te gjithe! Ju perqafoj te gjitheve! Have a nice BBV fellas!!
/e.d