• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në gjykim për ‘Gërdecin’, Mediu: SPAK i pozicionuar politikisht, akuzat të paligjshme e të stisura. Tre herë është…!

by Java News
08/02/2023 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim për çështjen Gërdeci, ka ardhur dhe reagimi i ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, si edhe për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Sipas tij rihapja e kësaj çështjeje dhe hetimet nga SPAK janë në kundërshtim me ligjin pasi prokuroria ka pranuar se ngjarja nuk ka ardhur nga urdhërat e ministrit të Mbrojtjes. Ndërsa i cilëson hetimet tendencioze, ai shkruan se nuk ka asnjë provë që tregon implikimin e tij në këtë çështje.

Më tej, Mediu rikthekson sërish se rishqyrtimi i çështjes bëhet “mbi të njëjtën akuzë tashmë edhe të parashkruar, të ringjallur dhe të stisur  politikisht, me qëllim parësor hedhjen në tregun mediatik dhe propagandimin institucional të SPAK.”, duke e cilësuar këtë të fundit si të ndikuar politikisht.

Reagimi i Mediut: 

Dërgimi për gjykim në GJKKO i çështjes penale në ngarkimin tim, është formalizimi i gjithë veprimeve në kundërshtim me ligjin të kryer nga SPAK në kuadër të hetimeve të rihapura në lidhje me ngjarjen tragjike të Gërdecit.

Rihapja e kësaj çështjeje dhe mandej vazhdimi i të ashtuquajturave hetime të kryera nga ana e SPAK, janë akte tërësisht në kundërshtim me ligjin procedural penal si dhe me faktet e provat.

Ngjarja tragjike e Gërdecit, ashtu sikurse edhe vetë organi i prokurorisë ka pranuar, nuk ka si shkak urdhërat e Ministrit të Mbrojtjes. Këto urdhëra kanë dalë në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe akteve të Këshillit të Ministrave.

Detyrimi për kryerjen e demontimit ka buruar nga këto akte dhe nga angazhimet ligjore për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE.

Demontimi i municioneve të tepërta ka qënë një proçes i cili ishte zhvilluar si përpara ngjarjes së Gërdecit, ashtu edhe më pas mbi të njëjtin kuadër ligjor dhe nënligjor.

Ngarkimi me përgjegjësi penale i ministrit për çështje që qartësisht janë jashtë kompetencës dhe dijes së tij edhe si ministër, është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Prokuroria dje, por edhe SPAK sot, kanë zhvilluar hetime për mua dhe familjarët e mi, për të treguar/vërtetuar implikimin tim në interesa të paligjëshme në proçesin e demontimit të municioneve në Gërdec.  Edhe pse këto hetime kanë qënë tërësisht tendencioze dje edhe sot, ato kanë provuar katërcipërisht se nuk ka asnjë përfshirje timen në një veprimtari korruptive në këtë proces. Fakt i cili dhe vetëm ai, mundet të më ngarkonte me përgjegjësi penale mua si ministër.

Kjo çështje e gjykuar dhe rigjykuar në të tre shkallët e gjyqësorit, ndërtohet mbi të njëjtën akuzë tashmë edhe të parashkruar, të ringjallur dhe të stisur  politikisht, me qëllim parësor hedhjen në tregun mediatik dhe propagandimin institucional të SPAK.

Marrdhënia me median që në fillesë të rastit, përfaqësimi  i të ashtuquajturës akuzë nga tre prokurorët kryesorë të SPAK, si dhe shmangia e mosarsyetimi i problemeve ligjore të ngrituara në aktet tona të transmetuara në SPAK, përbëjnë provë që aksioni penal kundër meje nuk është një qëndrim i pavarur e profesional i një prokurori, por është pozicionim politik i një institucioni të tërë.

Kam zgjedhur t’i shmangem debatit mediatik për këtë çështje, sepse kam menduar që gjyqet popullore apo demaskimet e “frontit” si armik i klasës i përkasin kohës së diktaturës dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtat themelore të shtetasit dhe me një gjyqësor demokratik.

Në çdo rast mbetem i vetëdijshëm se vendi ku shqyrtohen dhe provohen akuzat nuk është parësisht media, por gjykata, me bindjen  e palëkundur se akuzat janë të paligjshme dhe do të rrezohen në një proces të drejtë, objektiv dhe të ndershëm./m.j

Next Post
Vrasja Pjerin Xhuvanit/ Përfundon seanca ndaj Arbër Paplekajt! 4 dëshmitarët: Nuk mbajmë mend asgjë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Transportuesit e furgonëve dhe dy efektivë policie dëshmojnë në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

December 22, 2025
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

“Spakistët” e sheshit protestojnë kundër “Spakistëve” të shtetit

December 22, 2025
Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

December 22, 2025
Aksident në rrugën Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

DETAJE / Aksident me pasojë vdekjen në aksin Tepelenë–Memaliaj

December 22, 2025
Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

December 22, 2025
Mbreti i Panairit

Burrat e dheut

December 22, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

December 22, 2025
“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In