Idajet Beqiri për Dritare Tv është shprehur se Sali Berisha ka organizatë kriminale që dalin dhe të sulmojnë hapur. Ai tha se që në momentin që Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK, i ati organizon skandale apo situata në favor të interesave të tyre, siç është protesta e thirrur në 11 shkurt.
“Hapur fare dalin kriminelët e Berishës duke të sulmuar, të kanosin për vrasje. E ka hedhur në sulm Saliu ndaj kërkon që ta mbaj organizatën e tij kriminale dhe më të shtrënguar, sikurse u mundua të bënte skandalin kur erdhën 37 anëtarët e shteteve që ishte dasma e madhe dhe e bukur e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ai donte ta prishte për interesat e tij.
Dhe sikurse po bën aktualisht tani që do bëj protestën në datën 11 për McGonigal. S’ka lidhje Shqipëria me këtë çështje, çështja e McGanigal është e Amerikës, nuk është e jona.
Të gjitha këto i bën se që në momentin që u thirr Shkëlzen Berisha në SPAK ai ka dalë nga shinat dhe kërkon me çdo kusht që organizatën e tij ta mbaj gjithmonë të mbledhur dhe për të thënën që unë kam mbështetje, mos më arrestoni”, u shpreh avokati Beqiri./m.j