Këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainas, Anton Gerashchenko, ka shpërndarë në Tëitter një video nga një debat televiziv në Rusi, ku një anëtar i Dumës ruse flet me nota përçmuese ndaj viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.
Anëtari i Dumës thotë se Rusia do të ndihmojë Turqinë siç edhe ka premtuar, por se nuk e kupton se pse dikush duhej të ndjejë dhimbje për viktimat “kur as turqit e as sirianët nuk janë duke luftuar në anën e rusëve në Ukrainë”.
Në mbishkrimin e videos të postuar në rrjetin social Tëitter Gerashchenko shkruan:
“Unë nuk shoh asnjë turk apo sirian që lufton në anën tonë, kështu që pse duhet të na vijë keq që ata vdesin?” – Propaganda ruse vazhdon të tregojë se çfarë është në të vërtetë dhembshuria.
“I don’t see any Turks or Syrians fighting on our side, so why should we be sorry about them dying?” – Russian propaganda keeps showing what compassion really is. pic.twitter.com/sbqe1h0Dnm
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 7, 2023
/s.f