Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në një rrugë në Arezzo të Italisë, ku një shqiptar i cili ishte nisur për në punë ka humbur jetën pas përplasjes me një tjetër makinë.
Mediat italiane bëjnë me dije se 39-vjeçari shqiptar ishte nisur nga zona e Pratos me makinë kur rreth orës 10:30 të mëngjesit është përplasur me makinën e një 49-vjeçarjeje italiane, e cila është plagosur dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.
Sa i përket dinamikës së aksidentit, sipas autoriteteve italiane, 39-vjeçari që drejtonte një makinë Lancia, duhet të kishte rritur shpejtësinë në korsinë e tij, por është stepur për shkak se ka hasur në makinën Peugeot të 49-vjeçares me të cilën është përplasur.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, mësohet se i plagosuri është nxjerrë nga makina dhe është tentuar t’i jepet ndihma e parë, por ai ka ndërruar jetë në vend me përpjekjet e mjekëve që kanë qenë të kota.
/e.d