Në Shqipëri jetojnë mjaft turq që këto ditë ndjekin me ankth pasojat e tragjedisë që shkaktoi tërmeti. Mjekja Gonul Kiraçi rrëfen për Euronews dramën e familjes së saj dhe shqetësimin për të afërmit.
Prej dy ditësh, Gonul është më sytë nga televizori në Tiranë, për të parë çdo të dhënë mbi tërmetin në Turqi. Vendlindja e saj, Mallatia, ka qenë epiqëndra e tërmtetit.
“Familja ime, vllezërit e mi jetojnë në Mallatia. Në orët e parë që ka rënë tërmeti kanë dalë të gjithë jashtë. Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga familja ime, por shum miq, komshinjtë e mi, disa prej tyre kanë vdekur. Shtëpia e vëllait dhe nënës time, janë shembur, kanë ngelur në qiell të hapur”, tha ajo.
Nga pamjet që i ka nisur i vëllai çdo gjë është shkatërruar. Në rrugë shihen njerëz që kërkojnë të afërmit e tyre, luten që ti gjëjnë gjallë, edhe pse shpresa po shuhet.
Fola në mëngjes më vëllain tim dhe nisi të qajë. Ishte i shokuar, pasi komshiu ynë kishte vdekur, kishte qënë aty kur ai ishte nxjerrë nga rrënojat. Nuk e di sa do të zgjasë e gjitha kjo, ka fëmijë dhe njerëz që vetëm qajnë”, tha ajo.
Për mjeken, nuk është e lehtë, ti shohë këto pamje.
“Është shumë e dhimshme, pasi unë jam larg dhe nuk mund të bëj asgjë. Herë pas herë më vjen të qaj, për këtë gjë, nuk udhëtoj dot atje, as ata nuk vijnë dot këtu. Atje është koha shumë e keqe, po bie shumë borë, nuk kanë ku të shkojnë. Vetëm i lutem ti ndihmojë zoti…”, tha mjekja.
Deri më tani, në Turqi dhe Siri, janë mbi 5000 viktima dhe me mijëra të plagosur. Sipas OBSH, numri pritet të jetë më i lartë, në orët në vijim.
/a.r