Nga Mero Baze
Gazetari i njohur amerikan Guy Lawson, autor i librit për historinë e përfshirjes së Shkëlzen Berishës në Gërdec, në një intervistë që ka dhëne sot për Report TV, ka konstatuar i tronditur një foto të Fatmir Mediut me kryetarin e Kongresit amerikan Kevin McCarthy, në një restorant në SHBA, dhe ka ngritur pikëpyetje mbi keqpërdorimin e rolit të SHBA për drejtësinë në Shqipëri.
I bindur se Fatmir Mediu duhet të ndëshkohet si fajtor për korrupsion dhe shpërdorim detyre në historinë e Gërdecit, Lawson ndjehet i tronditur se si ky tip, që duhet të ishte në burg, fotografohet rrugëve të SHBA me çdo politikan amerikan që i del përpara.
E vërteta është se nga të gjithë ata që dalin në foto me Fatmir Mediun, vetëm dy ose tre vetë e dinë kush është. Të tjerët e marrin si një politikan shqiptar që ka dëshirë të fotografohet dhe për këtë, në shumicën e rasteve ka dhe një çmim.
Pra nuk është se ka ndonjë kujdes të politikës amerikane që të fotografohet me Mediun, që ai të shpëtojë nga drejtësia në Shqipëri.
Pyetja e kundërt është më interesante.
Sikur drejtësia në Shqipëri të funksionojë dhe Mediu të arrestohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për një operacion korruptiv, ku koka e operacionit ka qenë djali i Sali Berishës, çdo bëjnë me fotografitë me Fatmir Mediun, ata që kanë dalë me të, ndoshta pa e ditur kush është?
Natyrisht që do të vihen në siklet dhe do distancohen nga ajo që ai ka bërë në Tiranë, duke mos pasur përgjegjësi për të. Dhe janë në të drejtën e tyre ta bëjnë këtë.
Por pavarësisht kësaj, vëmendja me të cilën SHBA ndjek zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri, madje dhe vet rastin e zotit Mediu dhe hapësira që i jepet të njëjtit person të angazhuar me OJQ dhe lobistë amerikanë, që të duket si “politikisht korrekt” me SHBA dhe politikat e saj kundër korrupsionit në Shqipëri, mbetet një problem.
Në praktikën e dhënies së vizave amerikane për zyrtarë dhe politikanë të lartë, aplikohet gjerësisht vëmendja ndaj përfoljes për korrupsion dhe shumë zyrtarë shqiptarë apo dhe politikanë të nivelit të dytë lokal, nuk marrin dot viza, pasi janë të përfolur.
Fatmir Mediu është jo vetëm i përfolur, por dhe i akuzuar tanimë, dhe gazetari amerikan ka arsye të ndjehet i çuditur se si ai përpiqet të manipulojë me foto të rastësishme me politikanë amerikanë, në një kohë që duhet të ishte në burg.
Por të shpresojmë që do të kthehet në Shqipëri dhe do të jetë në seancën e debatit në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me fotot e Edi Ramës me ish- agjentin e FBI, McGonigal, dhe ta ndëshkojë rëndë Edi Ramën, i cili del në foto me njerëz të korruptuar.
Medihoxha, po harxhon paratë e vjedhura, duke vjedhur mitin amerikan te luftes kunder korupsionit, per te kethyer kete mit, ne favor te vetvehtes per te mbuluar hajdutllekun e tije galopant e te pa skrupullt, me shpenzime te pa justifikuara dhe te pa moralshme me kengetare pa burrë…..
Larg qoftë, halla bëhet me koqe, dhe do të quhet Xhaxha, atehere, do të denohet Mediu….
Si puna e Salianjit.
Shty gjygjin sot, shty nesër, deri sa të harrohet kjo gjë.
Si gjithmonë, na rroftë Reforma në Drejtësi, që i rëntë flama se na çanë b…….duke bërë një vrymë në ujë( si puna e atijë fshatit QIVRYMË të qytetarit digjital të Sali Berishes…) punë muti.