Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata la në burg ish-zyrtaren. Avokati deklaroi se paratë e vjedhura në banesën e klientes së tij i përkisnin familjarëve të saj.
“Nëse do ishte e vërtetë që mes Alda Klosit dhe Dobit do të kishte një marrëveshje si është e mundur që në banesën e pastrueses janë gjetur dhe sende të vjedhura.
Në fazën e hetimeve të deritanishme nga vëllai i saj dhe nga Alda është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e nënshkruar mes tij dhe një shtetasi tjetër, në bazë të së cilës janë dhënë një shumë prej 125 mijë eurosh për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë.
U pa e udhës që paratë të gjendet, e janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait të Alda Klosit. Pasi ajo është larguar në Amerike, paratë i janë kthyer Aldës dhe familjes së saj pasi dhe vëllai jeton bashkë me të, me qëllim që këto para të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Klosi kishte të drejtë që deklarimin ta bënte deri në mars të vitit tjetër”- tha ai.
/s.f