Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit të fuqishëm që u mori jetën 1651 personave dhe plagosi mijëra të tjerë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, lideri turk ka shkruar se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.
“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e diel më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”, shkruan Erdogan.
6 ?ubat 2023 tarihinde ülkemizde meydana gelen depremler sebebiyle yedi gün süreyle millî yas ilan edilmi?tir. Bütün yurtta ve d?? temsilciliklerimizde 12 ?ubat 2023 Pazar günü güne?in bat???na kadar bayra??m?z yar?ya çekilecektir. pic.twitter.com/WsXvTpyr6y
— Recep Tayyip Erdo?an (@RTErdogan) February 6, 2023
Edhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për 1 javë. Këtë e bëri të ditur ministri i edukimit, Mahmut Ozer në një konferencë për mediat.
Sipas raportimeve të mediave vendase, deri më tani në Siri dhe Turqi janë regjistruar mbi 2500 viktima. Vetëm në Turqi kanë humbur jetën 1651 persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spital./m.j