Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito ka debatuar me Olta Gixharin për Armaldo Kllogjerin. Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit dyshja ka nisur që të debatojnë.
Debati ka nisur kur Kiara ka ndërhyrë duke i kërkuar Oltës ta lërë të qetë Maestron, i cili ishte i mërzitur. Sipas moderatores, sjelljet e aktores sikur po përpiqej ta qetësonte tenorin ishin të sforcuara dhe false.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Po lëreni mo, e pyesni të gjithë. Sikur doni me i hedh benzinë zjarrit. Lëreni, mos e shqetësoni më. Nesër flisni
Tea: Moj Kiara, nuk po i hedh njeri benzinë zjarrit se na çudite tani. Po e pyesim a është mirë dhe a ka nevojë për gjë
Olta: Ne nuk mund të bëjmë sikur ai nuk ekziston këtu
Kiara: Olta, ishe aty dhe ta shpjegoi Luizi, qeshe. Vjen këtu dhe mban anën e Maestros. Atje po thoshe ‘Luiz ke të drejtë, është mërzitur kot’, vjen këtu dhe i thua…
Olta: Si? E para, unë nuk isha në histori
Kiara: Është hipokrizi totale, më vjen keq që po ta them
Olta: Ça hipokrizie, unë po i them mos u shqetëso
Kiara: Ti e di shumë mirë se si reagon në të tilla situata. I hedh benzinë zjarrit gjithmonë. Këtë gjë ke bërë nga dita e parë e deri më sot
Olta: Ok, komplimente
Kiara: Këtë po bën edhe tani. Ti e di se ai ashtu fryhet më shumë, e gjasmë po i qan hallin Maestros. Është falsitet total.
Olta: Po i them mos u shqetëso
Kiara: Edhe qetësohet se i thua ti mos u shqetëso
Olta: Po
Kiara: Ai qetësohet vetëm duke fjetur gjumë e duke folur nesër
Olta: O Kiara je duke folur budalliqe
Kiara: Jo, je duke folur ti budalliqe
Më pas Gixhari iu kthye duke i kërkuar të mos ndërhyjë në atë që ajo flet. Moderatorja i thotë se nuk i thotë ajo se ku duhet të ndërhyjë apo jo, sepse do ndërhyjë kur t’i dojë qejfi.
“Dëgjova ça i the Luizit dhe ça po i thua Maestros. Je false. I thua Luizit ke të drejtë, vjen këtu i thua Maestros ke të drejtë”, shton Kiara.
/e.d