Kiara dhe Luiz patën një zënkë në mëngjes, ku në qendër të saj duket se ishte loja e djeshme dhe veprimi i Armaldos, i cili i ndihmuar nga Luizi, vendosi që të kryejë nevojat personale në praninë e banorëve të tjerë.
Mëngjesin e sotëm Kiara i shprehu se ndihet e mërzitu për veprimin e Armaldos dhe se nuk donte që Luizi të ndikonte tek ai dhe loja e tij.
Luizi: A e mbajta boll Bonë, a kalun 40 minuta? (Luizi puth Kiarën)
Kiara: Për ca i bën këto lojra, më acaron tani. Ik tani më lër rehat. Ik se u mërzita/m.j